Platforma Netflix ka konfirmuar zyrtarisht organizimin e ndeshjes profesionale të boksit mes Floyd Mayweather Jr. dhe Manny Pacquiao, e cila do të zhvillohet më 19 shtator në arenën “Sphere” në Las Vegas. Ky duel shënon rimeçin e shumëpritur pas përballjes së vitit 2015, të fituar nga Mayweather me vendim unanim.

Mayweather, 48 vjeç, rikthehet në ring për një sfidë zyrtare pas nëntë vitesh mungesë nga boksi profesionist. Paraqitja e tij e fundit zyrtare ishte në vitin 2017 ndaj Conor McGregor, duke ruajtur rekordin e pamposhtur 50-0.
Në anën tjetër, Pacquiao u rikthye në ring në vitin 2025 pas katër vitesh pauzë, ku barazoi në duel për titull bote në peshën welter. Përballja e shtatorit pritet të jetë një nga ngjarjet më të mëdha sportive të vitit, tashmë e konfirmuar dhe e promovuar nga Netflix.

