Talenti i La Masias, Pedro “Dro” Fernandez, mund të largohet nga Barcelona që në janar, sipas disa burimeve të shumta mediatike.
Mesohet se një klub i madh po përgatitet të aktivizojë klauzolën e lirimit prej 6 milionë eurosh për mesfushorin 18-vjeçar, i cili shpresonte të gjejë më shumë hapësira te skuadra katalanase, edhe pse trajneri Hansi Flick ka besim te aftësitë e tij.
Burimet raportojnë se klubi i interesuar mund të jetë Paris Saint-Germain (PSG), duke e vendosur talentin e ri në qendër të merkatos dimërore.
Pedro “Dro” Fernandez është konsideruar një nga talentet më premtuese të La Masias, dhe largimi i mundshëm i tij nga Barcelona do të jetë një humbje e rëndësishme për të rinjtë katalanas.

