Shqipëria Sport Vendi

Porta bardheblu në fokus, Visar Bekaj pranë rikthimit te Tirana

Tirana ka nisur lëvizjet për përforcimin e repartit të portës dhe emri kryesor që po qarkullon në ambientin bardheblu është Visar Bekaj. Burime pranë klubit bëjnë me dije se drejtuesit e Tiranës kanë kontaktuar ish-portierin e skuadrës për të sondazhuar mundësinë e një rikthimi.

Portieri i Kombëtares së Kosovës është aktualisht lojtar i lirë, pasi ka shkëputur me marrëveshje kontratën me klubin turk Hatayspor, çka e bën transferimin të realizueshëm në këtë fazë të merkatos.

Bekaj njeh shumë mirë realitetin bardheblu, pasi ka qenë protagonist në një nga periudhat më të suksesshme të klubit në vitet e fundit. Me fanellën e Tiranës, ai ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në fitimin e titullit kampion dhe Superkupës së Shqipërisë, duke u shndërruar në një nga figurat kyçe të skuadrës.

Edhe pse në të kaluarën kanë ekzistuar përplasje mes palëve, burimet bëjnë me dije se aktualisht ekziston hapje për dialog, ndërsa gjithçka mbetet e hapur. Ditët në vijim pritet të jenë vendimtare për të kuptuar nëse ky interes do të konkretizohet në një rikthim zyrtar të Bekajt në “Selman Stërmasi”.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së