Futboll Sport

Prishtina nuk del nga kriza, Gjilani i afrohet Evropës

Prishtina ka barazuar 1:1 ndaj Gjilanit në derbin e javës së 30-të në Superligën e Kosovës, duke regjistruar ndeshjen e katërt radhazi pa fitore dhe duke humbur ritmin në garën për Evropë.

Skuadra kryeqytetase nuk arriti të shfrytëzojë terrenin vendas, ndërsa Gjilani në minutat e fundit lëshoi një mundësi të artë për të marrë tri pikë të plota nga kjo përballje.

Pas këtij barazimi, Prishtina mbetet në vendin e tretë me 45 pikë pas 30 ndeshjeve, vetëm një pikë më shumë se Gjilani që renditet i katërti me 44 pikë.

Në krye vazhdon Drita me 54 pikë, e ndjekur nga Ballkani me 49, ndërsa lufta për zonën evropiane mbetet plotësisht e hapur në javët vendimtare të kampionatit.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së