Futboll Sport

PSG shkruan historinë, kampion i Francës për herë të 14-të

Paris Saint-Germain ka fituar titullin kampion në Francë për herë të 14-të në histori, duke vazhduar dominimin absolut në futbollin francez.

Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique siguroi matematikisht trofeun pas fitores 2-0 në transfertë ndaj RC Lens, në javën e 29-të të Ligue 1.

Golin e parë për parisienët e realizoi Khvicha Kvaratskhelia në minutën e 29-të, ndërsa vendasit tentuan të riktheheshin në pjesën e dytë. Megjithatë, PSG vulosi triumfin në minutat shtesë me golin e Mbaye.

Ky është titulli i pestë radhazi për klubin parisien, i cili vazhdon të dominojë kampionatin francez vitet e fundit.

Pas sigurimit të Ligue 1, PSG tashmë do të përqendrohet te finalja e UEFA Champions League, aty ku synon të kurorëzojë sezonin me trofeun më të rëndësishëm europian.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së