Ka nisur me ritëm të çmendur gjysmëfinalja e madhe e Champions League mes FC Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain F.C., me francezët që kanë goditur shumë shpejt në “Allianz Arena”.

Vetëm në minutën e tretë, PSG kaloi në epërsi 0-1 pas një aksioni të shpejtë ofensiv. Kvaratskhelia dërgoi një top perfekt në zonë, ndërsa Ousmane Dembele nuk gaboi përballë portës, duke shtangur tifozët bavarezë.
Ndeshja nisi me intensitet të lartë dhe atmosferë elektrizuese, ndërsa të dy trajnerët, Vincent Kompany dhe Luis Enrique, zbritën në fushë me formacionet më të forta të mundshme.
Te Bayern Munich, ndryshimi kryesor nga sfida e parë ishte aktivizimi i Laimer në vend të Alphonso Davies, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës mbeti e pandryshuar. Në anën tjetër, PSG u detyrua të luajë pa Achraf Hakimin, me Zaïre-Emery që mori vendin e tij.
Pas golit të hershëm të Dembele, bavarezët tentuan të reagojnë menjëherë, por PSG po shfaqet shumë e rrezikshme në kundërsulme dhe me ritëm të frikshëm në tranzicion.

