Show Biz

“Puthja nuk ka ndodhur”, Brikena sfidon hapur Mateon pas pretendimeve të tij

Një tjetër debat i tensionuar ka shpërthyer mes Mateos dhe Brikenës, pas vendimit të kësaj të fundit për ta çuar Mateon në nominim, veprim që ka shkaktuar pakënaqësi dhe reagime të forta nga ana e tij.

Gjatë përplasjes verbale, dy banorët u ndalën te një puthje e supozuar, për të cilën Mateo këmbëngul se ka ndodhur mes tyre, ndërsa Brikena e mohon kategorikisht.

“Je ti që më nxjerr mashtrues për një puthje që ka ndodhë”, u shpreh Mateo, duke insistuar në versionin e tij të ngjarjes.

Nga ana tjetër, Brikena u shfaq e vendosur dhe e palëkundur në qëndrimin e saj, duke theksuar se mes tyre nuk ka pasur asnjë puthje dhe se pretendimet e Mateos janë të pavërteta.

“Një mashkull si duhet, edhe nëse ka ndodhur diçka, vjen dhe e thotë hapur. Por ti e di shumë mirë që s’ka ndodhur asgjë. Puthja nuk ka ndodhur, mos gënje në këtë gjë, o Mateo”, iu përgjigj ajo, duke e sfiduar publikisht.

Debati ka ngjallur reagime të shumta mes publikut dhe pritet të ketë ndikim në dinamikat e ardhshme të lojës, ndërsa tensionet mes dy banorëve vazhdojnë të jenë të larta.

You may also like

Show Biz

Rita Ora mahnit me format trupore, e nis janarin në pushime tropikale

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një seri fotografish të publikuara së fundmi
Show Biz

Leonora Jakupi rikthehet me këngën emocionuese “A vritet pavarësia”

Leonora Jakupi rikthehet me këngën emocionuese “A vritet pavarësia” Pas një serie suksesh në skenën muzikore, Lionora Jakupi vjen me