Edhe pse është 31 vjeç dhe prej katër vitesh e martuar me Brooklyn Beckham, Nicola Peltz Beckham vazhdon të përfitojë një mbështetje financiare marramendëse nga babai i saj miliarder.
Sipas raportimeve, Nicola merr çdo muaj nga babai i saj një pagesë prej 1 milion dollarësh, një shumë që për shumicën e njerëzve është e paimagjinueshme.
Pavarësisht se familja Beckham është ndër më të famshmet në botë – veçanërisht tani që raportet mes David dhe Victoria Beckham me djalin e tyre Brooklyn janë përfolur gjerësisht në media – pasuria e familjes Peltz rezulton të jetë edhe më e madhe.
Babai i Nicolës, Nelson Peltz (83), ka një pasuri neto që vlerësohet rreth 1.6 miliardë dollarë, ndërsa David Beckham (50) dhe Victoria Beckham (51) mendohet se zotërojnë së bashku rreth gjysmën e kësaj shume. Brooklyn dhe Nicola duket se po shijojnë jetën luksoze falë kësaj pasurie.
Vetëm vitin e kaluar, u zbulua se çifti kishte blerë një rezidencë luksoze në Hollywood me vlerë 11 milionë paund, ku Nicola figuron si pronarja kryesore e saj.

