Futboll Sport

Revolucioni i Artetës: Për 6 vite mbi 1 miliard euro për një Arsenal kampion

Pas viteve te veshtira qe pasuan largimin e legjendes Arsène Wenger, Arsenal F.C. ka arritur me ne fund te rikthehet ne fronin e futbollit anglez nen drejtimin e Mikel Arteta. Projekti i teknikut spanjoll, i nisur ne fund te vitit 2019, tashme konsiderohet nje nga transformimet me te medha ne historine moderne te Premier League.

Arteta mori drejtimin e nje skuadre ne krize identiteti dhe rezultatesh, por me durim dhe vizion afatgjate arriti te krijoje nje ekip dominues. Pas tri sezonesh si nenkampion, londinezet finalisht u kurorezuan kampione, duke mbyllur nje periudhe te gjate pritjeje dhe duke rikthyer entuziazmin ne “Emirates Stadium”.
Nje rol kyç ne kete revolucion pati mbeshtetja e pronarit amerikan Stan Kroenke. Arsenali investoi mbi 1 miliard euro ne merkato gjate epokes se Artetes, duke afruar emra te rendesishem si Declan Rice, Martin Ødegaard, David Raya dhe Kai Havertz. Krahas transferimeve, klubi forcoi edhe shtyllat mbrojtese me William Saliba dhe Gabriel Magalhães.

Simboli me emocional i ketij transformimi mbetet pema e ullirit qe Arteta mbolli prane zyres se tij ne qendren stervitore. Tekniku spanjoll kujdesej per te çdo dite, duke e krahasuar me rritjen graduale te projektit te Arsenalit. Sot, ashtu si ajo peme, edhe “Artetizmi” duket se ka hyre ne epoken e tij me te arte.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së