Futboll Ndërkombëtare Sport

Shënon 8 gola, por largohet nga pankina – Flamengo shkarkon trajnerin

Filipe Luis, është shkarkuar nga posti i trajnerit të Flamengo, pavarësisht se ndeshjen e fundit e mbylli me një fitore bindëse 8-0.

Skuadra braziliane triumfoi ndaj Madureira në gjysmëfinalen e Kampionatit Carioca, por kjo nuk mjaftoi që 40-vjeçari ta ruante vendin e tij në krye të ekipit.

Luis u shkarkua menjëherë pas konferencës për media që mbajti pas fitores së thellë. Lajmi u konfirmua nga klubi përmes një deklarate zyrtare në rrjetet sociale.

Së bashku me të janë larguar edhe ndihmësi i tij Ivan Palanco si dhe përgatitësi fizik Diogo Linhares. Ende nuk janë bërë të ditura arsyet e plota të këtij vendimi nga drejtuesit e klubit.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së