Gara për Topin e Artë 2026 po bëhet gjithnjë e më e nxehtë, me ndryshime surprizuese në renditjen e fundit të publikuar nga Tribuna.com.
Në krye të listës mbetet Harry Kane, pas një sezoni fantastik me Bayern Munich, ku ka kontribuar mbi 50 gola dhe asistime.Në vendin e dytë është Vitinha i Paris Saint-Germain, ndërsa surpriza më e madhe vjen nga Lamine Yamal, që ngjitet në vendin e tretë, duke lënë pas Kylian Mbappé-n, i cili ka humbur terren për shkak të dëmtimeve dhe mungesave me Real Madrid.
Ndërkohë, Erling Haaland bie jashtë “Top 10” pas një periudhe të vështirë për Manchester City, duke dëmtuar shanset e tij për këtë çmim të prestigjshëm. Emra si Pedri, Michael Olise, Raphinha, Declan Rice, Luis Díaz dhe Dominik Szoboszlai kompletojnë listën, duke reflektuar performancat më të mira në sezonin 2025/26.
Gara mbetet e hapur dhe Kupa e Botës 2026 pritet të ketë ndikim të madh në zgjedhjen e fituesit përfundimtar.
Renditja e Top 10 për Topin e Artë 2026:
1.Harry Kane
2.Vitinha
3.LamineYamal
4.Kylian Mbappé
5.Pedri
6.Michael Olise
7.Raphinha
8.Declan Rice
9.Luis Díaz
10.Dominik Szoboszlai.

