Bodrumspor ka arritur një fitore spektakolare 5-0 ndaj Adana Demirspor, ku dy lojtarët shqiptarë, Arlind Ajeti dhe Taulant Seferi, ishin protagonistë absolutë.
Mbrojtësi Arlind Ajeti hapi llogaritë e takimit me dopietë, duke shënuar në minutat e 11-të dhe 43-të, për të dhënë avantazhin 2-0 ekipit të tij. Por surpriza e kuqezinjve nuk përfundon me kaq.
Sulmuesi i Kombëtares, Taulant Seferi, ishte “arkitekti” i dy golave të tjerë: fillimisht asistoi në minutën e 69-të për Habesonglu, i cili shënoi për 4-0, dhe vetëm 7 minuta më pas, në minutën e 76-të, Seferi realizoi personalisht golin e pestë, duke vulosur një fitore të madhe për Bodrumspor.
Fillimisht goli i sulmuesit shqiptar u konsiderua i parregullt, por pas rishikimit në VAR, u konfirmua dhe rezultati përfundimtar shënoi 5-0.
Performanca e Ajetit dhe Seferit konfirmon ndikimin e madh të futbollistëve shqiptarë në kampionatin turk dhe rrit pritshmëritë për ndeshjet e ardhshme të Bodrumspor.

