Taulant Seferi ka treguar formë të jashtëzakonshme me Bodrumspor në sfidën ndaj Erokspor, edhe pse skuadra e tij u mund 4-3 në kuadër të javës së 29-të të kampionatit turk. Sulmuesi shqiptar shënoi një gol dhe dha një asist, duke qenë një nga lojtarët më të dalluar në fushë.
Performanca e tij nuk ka kaluar pa u vlerësuar: platforma “Sofascore” e ka përfshirë Seferin në formacionin më të mirë të javës dhe i ka dhënë notën 8.6.

Ky nivel i lartë i lojës e bën shqiptarin një shqetësim të vërtetë për trajnerin Sylvinho, vetëm disa javë para sfidës vendimtare të “Play-Off”-it të Kombëtares së Shqipërisë kundër Polonisë në transfertë.

