Futboll Ndërkombëtare Sport

Slot në rrezik te Liverpooli, drejtuesit humbin durimin pas dështimeve

E ardhmja e Arne Slot në stolin e Liverpool po vihet seriozisht në pikëpyetje, pas një sezoni zhgënjyes për “Reds”.

Eliminimi i rëndë nga Manchester City në FA Cup ka shtuar presionin mbi trajnerin holandez, duke bërë që drejtuesit e klubit të dyshojnë për vazhdimësinë e tij.

Sipas raportimeve të Daily Mail, situata është përkeqësuar edhe më shumë pasi Slot ka humbur besimin e një pjese të lojtarëve, çka mund ta bëjë shkarkimin të pashmangshëm në javët në vijim.

Liverpooli ka dështuar në të gjitha frontet këtë sezon, duke u eliminuar nga FA Cup dhe EFL Cup, ndërsa në kampionat nuk ka më gjasa matematikore për të mbrojtur titullin e Premier League.

Shpresa e vetme për të shpëtuar sezonin mbetet Liga e Kampionëve, ku “Reds” do të përballen në çerekfinale me Paris Saint-Germain.

Ndeshjet ndaj kampionëve në fuqi pritet të jenë vendimtare jo vetëm për sezonin e Liverpoolit, por edhe për fatin e trajnerit Arne Slot në “Anfield”.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së