Futboll Sport

Sonte nata e madhe e finales së Champions League

Gjithçka është gati për finalen e madhe të Champions League, ku sonte në “Puskas Arena” të Budapestit do të përballen Paris Saint-Germain dhe Arsenal, në një duel që pritet të mbërthejë vëmendjen e gjithë botës së futbollit.

Nga njëra anë qëndrojnë kampionët në fuqi të Europës, PSG, që synojnë ta fitojnë trofeun për të dytin vit radhazi, ndërsa në anën tjetër është Arsenali i Mikel Artetës, kampion i Premier League, që kërkon të shkruajë histori me një triumf europian.

Skuadra franceze e Luis Enriques vjen në finale pas një rrugëtimi spektakolar, ku eliminoi skuadra si Chelsea, Liverpool dhe Bayern Munich. PSG mbështetet te yjet si Dembele, Kvaratskhelia dhe Doue, ndërsa rikthimi i Nuno Mendes konsiderohet një lajm i madh për mbrojtjen parisiene.

Në anën tjetër, Arsenali i Artetës ka zhvilluar një sezon fantastik dhe kërkon dopietën historike pas titullit në Angli. “Topçinjtë” arritën në finale pas eliminimit të Bayer Leverkusenit, Sporting Lisbonës dhe Atletico Madridit, duke treguar stabilitet dhe konkretizim gjatë gjithë sezonit europian.

Luis Enrique pritet të luajë me treshen sulmuese Dembele – Kvaratskhelia – Doue, ndërsa Arteta do t’i besojë Sakas, Odegaard dhe Gyokeres në repartin ofensiv.

Finalja nis nga ora 18:00 dhe pritet të sjellë një spektakël të madh mes dy skuadrave që kanë dominuar futbollin europian këtë sezon.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së