Futboll Sport

Spektakel i cmendur ne Paris, PSG hedh nje hap drejt finales

Paris Saint-Germain ka fituar 5:4 ndaj Bayern Munich ne nje prej ndeshjeve me spektakolare te ketij sezoni ne UEFA Champions League, ne gjysmefinalen e pare te zhvilluar ne “Parc des Princes”.

Gjermanet kaluan te paret ne epersi ne minuten e 17-te, kur Harry Kane realizoi nga penalltia per 0:1.

Pergjigjja e parisieneve ishte e menjehershme. Khvicha Kvaratskhelia barazoi rezultatin, ndersa me pas João Neves permbysi gjithcka ne minuten e 33-te.

Ne minuten e 41-te, Michael Olise riktheu baraspeshen per Bayernin, por ne fund te pjeses se pare Ousmane Dembélé realizoi nga penalltia per 3:2.

Edhe pjesa e dyte solli spektakel total. Kvaratskhelia dhe Dembele shenuan perseri ne minutat 56 dhe 58 duke i dhene PSG-se avantazh te madh 5:2 dhe duke krijuar pershtypjen se cdo gje kishte perfunduar.

Megjithate, bavarezet reaguan fuqishem. Dayot Upamecano shenoi ne minuten e 65-te, ndersa Luis Díaz ngushtoi ne 5:4 vetem tri minuta me vone, duke mbajtur gjalle shpresat e skuadres gjermane per ndeshjen e kthimit.

Pas nje nate te cmendur me nente gola ne Paris, gjithcka mbetet e hapur para perballjes se kthimit ne Mynih, aty ku do te vendoset finalisti i madh i ketij edicioni.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së