Futboll Sport

Statistikë, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim: Gjithçka që duhet të dini para “El Clasicos”

Barcelona dhe Real Madridi do të përballen në një tjetër “El Clasico” spektakolar, në një sfidë që mund të vendosë fatin e titullit kampion në La Liga.

Katalunasit futen në këtë ndeshje si favoritë dhe me një avantazh të madh në renditje, ndërsa një barazim do t’u mjaftonte për të mbrojtur kreun dhe për t’u afruar shumë me trofeun. Në anën tjetër, madrilenët luajnë shansin e fundit për të mbajtur gjallë garën për titull.

Barcelona vjen me më pak probleme në skuadër, edhe pse mungesa e Lamine Yamal mbetet goditje e rëndësishme për ekipin e Hansi Flick. Jashtë pritet të jetë edhe Andreas Christensen.

Ndërkohë, Real Madridi përballet me krizë dëmtimesh. Federico Valverde, Rodrygo, Eder Militao, Arda Guler, Dani Carvajal dhe Ferland Mendy nuk pritet të jenë të gatshëm për supersfidën.

Një lajm pozitiv për madrilenët është rikthimi i Kylian Mbappe, edhe pse ende nuk dihet nëse francezi do ta nisë ndeshjen nga minuta e parë.

Sipas parashikimeve të mediave spanjolle, Barcelona pritet të luajë me Garcia, Cancelo, Martin, Cubarsi, Kounde, Pedri, Eric Garcia, Lopez, Gavi, Rashford dhe Lewandowski.

Ndërsa te Reali formacioni i mundshëm përfshin Courtois, Alexander-Arnold, Huijsen, Rudiger, Garcia, Diaz, Camavinga, Bellingham, Pitarch, Vinicius dhe Gonzalo.

Statistikat favorizojnë Barcelonën, e cila nuk di humbje në 10 ndeshjet e fundit dhe mban seri prej 17 takimesh pa humbje në shtëpi. Në anën tjetër, Reali mbetet në presion të madh, pasi vetëm fitorja do t’i mbante gjallë shpresat për titull.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së