Basketboll Sport Vendi

SUPERLIGA NË “ZJARR”/ Java e 25-të sjell përballje vendimtare – luftë e ashpër për mbijetesë dhe “Final Four”

Superliga e basketbollit në Kosovë ka hyrë në një fazë vendimtare, ku çdo ndeshje po merr peshë të jashtëzakonshme në garën për objektiva të ndryshme – nga mbijetesa, deri te sigurimi i pozitave për fazën finale.

Në kuadër të javës së 25-të të Superliga e Basketbollit të Kosovës, sonte në program janë dy përballje mjaft interesante që pritet të ndikojnë drejtpërdrejt në renditje.

Sfida e parë vë përballë Rahoveci 029 dhe Peja, në një duel me rëndësi jetike për të dyja skuadrat. “Vreshtarët” vijnë të motivuar pas një fitoreje të madhe ndaj Prishtina dhe synojnë vazhdimësinë për të qëndruar në elitë edhe sezonin e ardhshëm. Rahovecasit aktualisht kanë bilanc prej tetë fitoresh dhe 16 humbjesh, ndërsa pejanët numërojnë dhjetë fitore dhe 14 humbje, duke qenë gjithashtu nën presion për rezultat pozitiv.

Ndërkohë, një tjetër përballje që pritet të prodhojë spektakël është ajo mes Bora dhe Vëllaznimi. Skuadra nga Prishtina po kalon një formë shumë të mirë gjatë vitit 2026, duke u renditur në pozitën e tretë me 13 fitore dhe 11 humbje. Në anën tjetër, kuqezinjtë nga Gjakova ndodhen në vendin e shtatë me tetë fitore dhe 16 humbje, duke kërkuar pikë jetike për të shmangur rrezikun në fund të tabelës.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së