Futboll Sport Vendi

Tensione në fund të pjesës së parë, Ferizaj në epërsi ndaj Ballkanit

Ka përfunduar pjesa e parë e përballjes mes KF Ferizaj dhe FC Ballkani, me vendasit që shkojnë në pushim me avantazhin 2-1.

Protagonist absolut në 45 minutat e para ishte Richards, i cili realizoi dy gola për Ferizajn, duke i dhënë epërsi të rëndësishme skuadrës së tij.

Në anën tjetër, për kampionët në fuqi realizoi Almir Kryeziu, duke mbajtur Ballkanin në lojë para pushimit. Pjesa e parë u mbyll me tension, pasi në momentet e fundit pati një përplasje mes lojtarëve të dy skuadrave.

Situata u qetësua shpejt nga ndërhyrja e gjyqtarit dhe stafit teknik, ndërsa incidenti mbeti vetëm një episod momental i nxehtësisë së derbit.

Ndërkohë, në përballjet e tjera të javës, SC Gjilani është në epërsi 1-0 ndaj FC Prishtina, ndërsa dueli mes KF Llapi dhe FC Drita vazhdon me rezultat të bardhë.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së