Botërori 2026 Futboll Sport

Historia bëhet live: Ndeshjet e Botërorit 2026 do të transmetohen në YouTube

Për herë të parë në histori, ndeshjet zyrtare të Botërori 2026 do të jenë të aksesueshme live në YouTube, duke hapur një kapitull të ri në mënyrën se si tifozët do të ndjekin ngjarjen më të madhe të futbollit.

Lajmi u bë i ditur sot nga vetë FIFA, e cila e përshkroi këtë partneritet si një “bashkëpunim shumëdimensional” që synon të sjellë përmbajtje premium për fansat në kanalet zyrtare të FIFA-s dhe mbajtësit e të drejtave audiovizuale.

Në deklaratën e saj, FIFA shtoi:

“Falë bashkëpunimit me mbajtësit e të drejtave audiovizuale dhe krijues të ndryshëm, ky partneritet historik do t’i ofrojë publikut më shumë mënyra për të shijuar turneun.”

Ky lajm vjen vetëm disa muaj para se Botërori të nisë më 11 qershor dhe të përfundojë më 19 korrik, duke premtuar një eksperiencë unike për tifozët në mbarë botën.

Ky vendim i FIFA-s është një hap i madh drejt digjitalizimit të përmbajtjes sportive dhe ofron mundësi të reja për audiencë të gjërë, veçanërisht për të rinjtë dhe përdoruesit e platformave online, duke e bërë Botërorin të ndjekshëm kudo dhe në çdo kohë.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së