Futboll Kombëtarja Maqedonia Sport Vendi

Tre shqiptarë në formacionin e javës në Superligën e Zvicrës

Futbollistët shqiptarë po vazhdojnë të lënë gjurmë në elitën e futbollit zviceran, teksa tre prej tyre janë përfshirë në formacionin ideal të javës në Superligën e Zvicrës.

Në kuadër të xhiros së 33-të, shkëlqyen tre lojtarë shqiptarë – dy nga Kosova dhe një nga Maqedonia e Veriut – duke konfirmuar formën e tyre të mirë në këtë fazë të sezonit.

Faqja e specializuar për statistika dhe vlerësime, Sofascore, ka përzgjedhur në formacionin e javës portierin Amir Shaipi, mbrojtësin Adrian Bajrami dhe mesfushorin Benjamin Kololli.

Portieri i Luganos, Shaipi, ishte vendimtar në fitoren minimale 1:0 në udhëtim ndaj Zurichut, duke u vlerësuar me notën e lartë 8.0 për paraqitjen e tij.

Ndërkohë, Bajrami zhvilloi një ndeshje solide me Luzernin në barazimin 2:2 ndaj St. Gallenit, për çka u vlerësua me notën 7.6.

Në anën tjetër, Kololli kontribuoi me një paraqitje mbresëlënëse në mesfushë për Sionin, në fitoren bindëse 3:0 ndaj Lausannes, duke marrë notën 7.7.

Përfshirja e tre futbollistëve shqiptarë në formacionin më të mirë të javës është një tjetër dëshmi e ndikimit të tyre në kampionatin zviceran dhe e rritjes së vazhdueshme të nivelit të tyre në arenën ndërkombëtare.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së