Basketboll Sport Vendi

Trepça vazhdon dominimin, arrin fitoren e 18-të radhazi ndaj Borës

KB Trepça po konfirmon formën fantastike në Superligën e Kosovës në basketboll, duke hyrë në fazën vendimtare të sezonit si skuadra më e fortë e momentit.

“Xehetarët” regjistruan fitoren e 18-të radhazi, pasi mposhtën KB Bora me rezultat bindës 79:64 në palestrën “Minatori”, në kuadër të xhiros së 26-të.

Skuadra nga Mitrovica vazhdon serinë e jashtëzakonshme pa humbje që nga 7 dhjetori, kur u ndal nga Vëllaznimi. Që nga ajo kohë, Trepça ka ndërtuar një ecuri mbresëlënëse që e mban në krye të tabelës me 49 pikë, duke siguruar kështu nisjen e “play-off”-it nga gjysmëfinalja.

Në anën tjetër, Bora do të duhet të kalojë fillimisht në fazën çerekfinale, pasi e mbyll këtë fazë nga pozita e tretë.

Ndeshja në Mitrovicë foli që në fillim për vendasit, të cilët kontrolluan ritmin dhe rezultatin gjatë gjithë takimit, pa i lënë shumë hapësira kundërshtarit.

Më i dalluari te Trepça ishte Sek Henry me 13 pikë, pesë kërcime dhe katër asistime, ndërsa Drilon Hajrizi kontribuoi me 12 pikë, shtatë kërcime dhe dy asistime.

Te Bora, paraqitje të fuqishme pati Shaquan Jules, i cili realizoi 20 pikë dhe 16 kërcime, por pa arritur të shmangë humbjen e skuadrës së tij.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së