Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka lënë në fuqi vendimin e UEFA-s ndaj Real Madridit, pas thirrjeve homofobike të disa tifozëve madrilenë ndaj trajnerit të Manchester Cityt, Pep Guardiola, gjatë një ndeshjeje të Ligës së Kampionëve.
Klubi spanjoll kishte apeluar dënimin e UEFA-s, por CAS e ka refuzuar kërkesën, duke vlerësuar se këngët dhe thirrjet e dëgjuara në stadium kishin karakter serioz diskriminues dhe nuk mund të konsideroheshin satirë apo humor sportiv.
Sipas vendimit, sjelljet e tifozëve janë cilësuar si “të papranueshme” dhe në kundërshtim me rregulloret kundër diskriminimit në futbollin europian.
Real Madridi ishte dënuar fillimisht nga UEFA me 30 mijë euro gjobë, ndërsa pas vendimit të CAS-it, dënimi mbetet në fuqi.

