Futboll Kombëtarja Ndërkombëtare Sport

Vedat Muriqi më i miri në Evropë me kokë, barazon rekordin historik te Mallorca

Ylli i Kosovës, Vedat Muriqi, po kalon një sezon të jashtëzakonshëm në elitën e futbollit spanjoll, duke konfirmuar statusin e tij si një nga sulmuesit më dominues në Evropë në lojën ajrore.

Pas golit të radhës ndaj Real Betis, “Pirati” është bërë golashënuesi më i mirë me kokë në top pesë ligat evropiane për këtë edicion, me plot gjashtë gola të realizuar në këtë mënyrë.

Sipas të dhënave të publikuara nga OptaJose, Muriqi është lojtari i parë i Mallorcas që arrin shifrën e gjashtë golave me kokë brenda një sezoni të vetëm që prej sezonit 2010/11, kur këtë arritje e kishte regjistruar legjenda e klubit, Pierre Webo.

Ky sezon po rezulton më i miri në karrierën e sulmuesit prizrenas. Me 16 gola të shënuar në kampionat, ai renditet aktualisht si golashënuesi i dytë më i mirë në La Liga, vetëm shtatë gola më pak se ylli i Real Madrid, Kylian Mbappe.

Megjithatë, pavarësisht formës së shkëlqyer të kapitenit të Kosovës, Mallorca po përballet me vështirësi në renditje, duke u pozicionuar në vendin e 18-të me 24 pikë dhe në zonën e rrezikshme të tabelës.

Në një sezon ku statistikat personale flasin për dominim, sfida e radhës për Muriqin mbetet shpëtimi i skuadrës së tij nga rënia – një mision që kërkon vazhdimësinë e formës së tij fantastike.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së