Sulmuesi shqiptar, Ernest Muçi, vazhdon të shkëlqejë me Trabzonspor në Superligën turke, edhe pse për Kombëtaren e Shqipërisë pati vetëm 8 minuta në fushë gjatë sfidës ndaj Polonia në fazën “Play-Off” të Kupës së Botës.
Mediumi i njohur “beIN SPORTS Turkiye” ka publikuar në YouTube një përmbledhje të golave “anormal” të Muçit gjatë 27 javëve të zhvilluara, ku sulmuesi shënon 10 herë, duke treguar formën e tij të jashtëzakonshme.
Nën drejtimin e trajnerit Fatih Tekke, Muçi bashkë me Paul Onuachu janë ndër protagonistët kryesorë të Trabzonspor.
Në kombëtare, Muçi nuk ishte i disponueshëm ndaj Ukrainës për shkak të problemeve fizike, por pritet të rikthehet i gatshëm për derbin e ardhshëm kundër Galatasaray.
Diferenca prej vetëm 4 pikësh mes Trabzonspor dhe Galatasaray e bën këtë duel të javës së 28-të të Superligës turke edhe më të nxehtë dhe emocionues.

Pavarësisht minutave të pakta me Shqipërinë, Muçi po tregojnë se është një nga sulmuesit më efektivë dhe spektakolarë të ligës turke.

