Aston Villa ka arritur të zhbllokojë rezultatin në përballjen ndaj Lille, duke kaluar në avantazh në pjesën e dytë të ndeshjes.
Skuadra angleze realizoi në minutën e 62-të, kur sulmuesi Ollie Watkins finalizoi një aksion të bukur të ekipit dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke ndezur festën te tifozët e Villas.
Goli i Watkins i dha epërsinë ekipit nga Birminghami, i cili deri në atë moment kishte kërkuar me këmbëngulje golin ndaj skuadrës franceze.

