Futboll Sport

Xherdan Shaqiri mes elitës evropiane: Top 3 për gola dhe asistime në dy sezonet e fundit

Xherdan Shaqiri po përjeton një rilindje të vërtetë në karrierë me rikthimin e tij te FC Basel, duke u shndërruar sërish në një nga lojtarët më vendimtarë në futbollin evropian.

Sipas statistikave të publikuara nga SofaScore, në dy sezonet e fundit Shaqiri renditet i treti mes futbollistëve të ligave kryesore evropiane për involvim direkt në gola. Ai numëron 59 kontribute (gola dhe asistime), duke u pozicionuar menjëherë pas Harry Kane me 63 dhe Kylian Mbappé me 61.

Në total, 66 paraqitje gjatë kësaj periudhe kanë prodhuar 32 gola dhe 33 asistime për mesfushorin ofensiv, një bilanc që flet për vazhdimësi, ndikim dhe efikasitet të lartë në fazën sulmuese.

Rikthimi i tij në Basel nuk ka qenë thjesht emocional, por edhe strategjik: Shaqiri ka marrë rolin e liderit në fushë, duke diktuar ritmin e lojës, krijuar raste dhe marrë përgjegjësinë në momentet vendimtare. Performancat e tij e konfirmojnë se, pavarësisht eksperiencës së gjatë në arenën ndërkombëtare, ai vazhdon të mbetet një emër i rëndësishëm në skenën evropiane dhe një referencë për skuadrën e tij.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së