Futboll Ndërkombëtare Sport

Xhorxh Ilenikhena zyrtarizohet te Al-Ittihad, arabët besojnë te talenti për të zëvendësuar Benzema

Xhorxh Ilenikhena është bërë zyrtarisht lojtar i Al-Ittihad, pas një marrëveshjeje që ka kushtuar 30 milionë euro dhe shënon një nga transferimet më të bujshme të këtij afati kalimtar. Klubi arab e konsideron 19-vjeçarin nga Nigeria si pasuesin ideal të Karim Benzema, i cili vendosi të vazhdojë karrierën te rivalët e Al Hilal.

Ilenikhena bashkohet me ekipin ku ndodhet edhe lojtari shqiptar Mario Mitaj, duke kompletuar repartin ofensiv të skuadrës dhe duke sjellë talent të ri për të forcuar linjat sulmuese. 19-vjeçari ka kaluar më parë te Monako, ku në 51 ndeshje arriti të shënojë 10 gola, duke treguar potencial dhe aftësi për t’u afirmuar në një ligë të rëndësishme si ajo saudite.

Klubi arab beson se Ilenikhena mund të zëvendësojë ndikimin e Benzema në fazën ofensiv, duke sjellë energji, shpejtësi dhe kreativitet në sulm. Transferimi i tij shënon një hap strategjik për Al-Ittihad, që synon të mbetet konkurrues në kampionatin saudit dhe në kompeticionet ndërkombëtare.

Ky zhvillim gjithashtu forcon profilin e Al-Ittihad, duke treguar ambicien e klubit për të investuar në talent dhe për të ruajtur statusin e skuadrës lider në Arabinë Saudite.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së