Futboll Sport

Zhegrova e Jashari aktivizohen në fund, Milani e Juventusi ndahen baras

Derbi i madh i javës së 34-të në Serie A ndërmjet AC Milan dhe Juventus FC ka përfunduar pa fitues, me rezultatin 0:0 në “San Siro”.

Ishte një përballje e luftuar nga të dy skuadrat, por pa konkretizim në fazën ofensive, me rastet e pastra që munguan gjatë pjesës më të madhe të takimit.

Dy futbollistët shqiptarë, Edon Zhegrova dhe Ardon Jashari, u aktivizuan në minutën e 80-të, duke sjellë energji të re në minutat e fundit.

Zhegrova u inkuadrua te Juventusi dhe pati disa depërtime të rrezikshme në krah, duke tentuar të krijojë hapësira për skuadrën e tij, ndërsa Jashari mori minuta te Milani.

Pas këtij barazimi, Milani mbetet në vendin e tretë me 67 pikë, ndërsa Juventusi renditet i katërti me 64 pikë.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së