Futboll Sport

Zyrtare: 31 vendime të gabuara nga arbitrat në Serie A, Juventus dhe Inter më të dëmtuarat

Sezoni 2025/26 në Serie A është mbyllur mes polemikave të shumta rreth arbitrimit dhe përdorimit të VAR-it. Sipas analizave të publikuara nga “Open VAR”, janë pranuar zyrtarisht 31 gabime arbitrale gjatë kampionatit, duke nxjerrë në pah një nga sezonet më të debatueshme të viteve të fundit në futbollin italian.

Në krye të skuadrave më të penalizuara rezulton Juventus, me pesë episode të konsideruara gabime kundër bardhezinjve. Pas Juventusit renditen Genoa dhe Inter me nga katër raste.

Ndër episodet më të diskutuara të sezonit ishte penalltia që nuk iu dha Juventusit në sfidën ndaj Lazio, pas kontaktit mes Gila dhe Conceiçao, si dhe kartoni i kuq për Kalulu në derbin Inter-Juventus.

Polemika të mëdha pati edhe për Milan, Napoli dhe Roma, me penallti të diskutueshme dhe gola të anuluar që ndikuan drejtpërdrejt në rezultatet e ndeshjeve.

Sa i përket gabimeve në favor, Lazio dhe Fiorentina kryesojnë listën me nga katër episode të pranuara nga arbitrat.

Bilanci final ka rikthyer sërish debatin mbi efikasitetin e VAR-it në Itali, ndërsa kritikat ndaj arbitrave kanë qenë të vazhdueshme gjatë gjithë sezonit.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së