Partizani ka zyrtarizuar rikthimin e mesfushorit Valentino Murataj. Lojtari, i ndarë së fundmi nga Flamurtari, do të riveshë fanellën me numrin 21 pas prezantimit të sotëm.
Njoftimi i klubit: “FK Partizani ka kënaqësinë të njoftojë rikthimin e Valentino Murataj në familjen e kuqe! Mesfushori i formuar në Akademinë Partizani, kampion me ekipin U-19, ka qenë pjesë e ekipit të parë gjatë periudhës 2021–2024.
Në sezonin 2022–2023, 29-vjeçari kontribuoi në fitimin e titullit të 17-të kampion të Shqipërisë dhe Superkupës. Ish-kapiteni ynë rikthehet pas aventurës te Flamurtari për të riveshur fanellën e kuqe me numrin 21.
Murataj ka firmosur një kontratë 1.5-vjeçare.” Rikthimi i Muratajt pritet të forcojë mesfushën e Partizanit, duke sjellë eksperiencë, lidership dhe njohuri të thella të klubit, pas aventurës së tij të shkurtër jashtë kryeqytetit.

