Botërori 2026 Futboll Sport

50 ditë nga Botërori: tensione, çmime të çmendura dhe dilema për Iranin

Vetëm 50 ditë para nisjes së Kupës së Botës, turneu më i madh i futbollit në planet po shoqërohet nga polemika të forta që tejkalojnë sportin. FIFA dhe tre vendet organizatore – SHBA, Kanadaja dhe Meksika – po përballen me kritika të ashpra për çështje politike, sociale dhe logjistike që rrezikojnë imazhin e aktivitetit.

Një nga dilemat më të mëdha lidhet me pjesëmarrjen e Iranit. Pas tensioneve të fundit gjeopolitike dhe konfliktit të armatosur me përfshirjen e SHBA-së dhe Izraelit, siguria e ekipit iranian është kthyer në shqetësim kryesor. Autoritetet iraniane kanë paralajmëruar tërheqje nëse nuk garantohet siguria, ndërsa FIFA, përmes presidentit Gianni Infantino, ka theksuar se Irani “duhet të jetë i pranishëm” në turne.

Ndërkohë, tifozët po reagojnë ashpër ndaj kostove të larta, sidomos në SHBA. Çmimet e transportit kanë shpërthyer, me një udhëtim 15-minutësh nga “Penn Station” drejt stadiumit “MetLife” që arrin deri në 150 dollarë – rreth 12 herë më shumë se normalja. Situata ka shkaktuar përplasje mes autoriteteve lokale dhe FIFA-s, ndërsa probleme të ngjashme raportohen edhe në qytete të tjera si Bostoni.

Edhe biletat mbeten një tjetër pikë e nxehtë. Nga një premtim fillestar për çmime të përballueshme, realiteti ka ndryshuar ndjeshëm: biletat variojnë nga 60 dollarë për më të lirat, deri në shifra marramendëse prej mbi 10 mijë dollarësh për finalen. Kjo ka nxitur pakënaqësi të madhe te tifozët në mbarë botën.

Së fundi, shqetësimet për sigurinë janë shtuar edhe në Meksikë, pas një sulmi tragjik ndaj turistëve që ka vënë në pikëpyetje masat mbrojtëse për turneun. Autoritetet kanë premtuar rritje të sigurisë, por dyshimet mbeten.

Në prag të një Botërori historik me tre organizatorë, futbolli rrezikon të mbetet në plan të dytë përballë krizave që po e rrethojnë këtë event global.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së