Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh ndaj “Samsung”, pasi e akuzon kompaninë se ka përdorur pa leje imazhin e saj në kutiutë e televizorëve.
Bazuar në padinë e depozituar në Gjykatën Federale të Kalifornisë, Samsung dyshohet se ka vendosur një fotografi të artistes në paketimet e disa modeleve të televizorëve të shitura në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


