Aktualitet Lajme Politike

“Berishën nuk e do 80% e partisë”, Salianji: Nesër depozitoj në PD kërkesën për informacion se si u përjashtova!

Ndër 5 demokratët dhe më kryesori, që synoi të marrë pjesë në garën për kreun e Partisë Demokratike, dhe nuk u lejua nga Sali Berisha, është Ervin Salianji.

Më herët, kryedemokrati ka deklaruar shpesh se ish-deputeti është vetëpërjashtuar nga PD, pasi ka shkelur vijën e kuqe. Të paktën kështu e shprehu Berisha pakënaqësinë e tij për takimet e Salianjit me demokratët e bazës së partisë.

I ftuar në emisionin “Repolitix” me Denis Mingën në Report Tv, Salianji tregoi ekskluzivisht se nesër do t’i drejtohet selisë blu me një kërkesë pë informacion me shkaqet dhe procedurat e ndërmarra për përjashtimin e tij nga Partia Demokratike.

Nesër do të depozitoj shkresë në parti dhe do të kërkoj kush është vendimi i përjashtimit, cilat janë arsyet dhe kur është marrë kjo vendimmarrje”,- tha Salianji.

Ish-deputeti pranoi hapur se aksioni i tij politik është një qartësisht një lëvizje brenda Partisë Demokratike.

“Takimi me njerëz është një prej formave të rëndësishme për të zhvilluar politikë, proces debatit publik dhe paraqitjes së alternativave. Edhe ngritja e zërit për një demokraci të brendshme, shkelja e rregullave statutore dhe mosmbajtje premtimesh të Sali Berishës gjatë mandatit 4-vjeçar në krye të PD”,- tha Salianji.
Ai thekson se është e turpshme për Partinsë Demokratike që kryetari i saj nuk është i aftë të mbushë sallat e takimeve më shumë se një ish-deputet i saj. Sipas Salianjit, Berisha është i padëshirueshëm për 80% të partisë.

“A keni parë garë që një kandidati përjashton kandidatët e tjerë, më përjashton mua, cakton komisionin vetë, cakton listat vetë, del te selia vetë, i përdor burimet financiare vetë”,- tha Salianji.
Fajtor për humbjen e thellë të Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 quan vetëm Sali Berishën.

“Kush i bëri listat, kush e bëri programin”,- bën pyetjen retorike ish-deputeti.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur