Wayne Rooney mund t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale pas një dëmtimi të pësuar gjatë xhirimeve për podcastin e tij në fushat e Evertonit, pak para finales së FA Cup.
Ish-legjenda e Manchester United dhe kombëtares angleze u lëndua në dorën e majtë teksa po luante rolin e portierit në një sfidë penalltish. Rooney tentoi të ndalte një goditje të Jordan Pickford, por gjatë pritjes pësoi dëmtim serioz në puls.
38-vjeçari u pa më pas me një mbrojtëse në dorë dhe konfirmoi se gjendja nuk është e lehtë. Ai bëri të ditur se do të kryejë vizita të tjera specialistike për të përcaktuar nëse operacioni do të jetë i nevojshëm.
Rooney tregoi se dhimbjet janë të mëdha dhe se lëndimi ndodhi pas një pritjeje spektakolare ndaj Pickford, ish-shokut të tij te kombëtarja angleze.
Incidenti ka tërhequr vëmendje të madhe në mediat britanike, ndërsa tifozët po presin të mësojnë nëse ish-sulmuesi anglez do të duhet të kalojë në operacion për ta zgjidhur problemin në dorë.

