Botërori 2026 Futboll Sport

Gjyqi për vdekjen e Diego Maradonës, dëshmi të reja hedhin dritë mbi trajtimin mjekësor të legjendës argjentinase

Procesi gjyqësor për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Maradona, po vazhdon në Gjykatën e San Isidro në Argjentinë, ndërsa dëshmitë e fundit kanë nxjerrë në pah detaje të reja rreth ditëve të fundit të ikonës argjentinase.

Shtatë anëtarë të stafit mjekësor që kujdeseshin për Maradonën po përballen me akuza për neglizhencë kriminale, ndërsa rrezikojnë deri në 25 vjet burg nëse shpallen fajtorë.

Gjatë seancës, kujdestari i afërt i Maradonës deklaroi se stafi mjekësor kontrollonte kontaktet dhe komunikimet e tij, ndërsa kushtet e trajtimit në banesë nuk ishin të përshtatshme për gjendjen e rënduar shëndetësore të ish-futbollistit.

Në gjykatë dëshmoi edhe një specialist i veshkave, i cili tha se kishte konstatuar probleme serioze gjatë vizitave të tij dhe se ishte penguar të vazhdonte monitorimin mjekësor.

Ndërkohë, vajza e madhe e Maradonës, Dalma Maradona, ngriti akuza të forta ndaj ekipit mjekësor, duke deklaruar se premtimet për monitorim 24-orësh dhe kujdes të specializuar nuk u realizuan kurrë.

“Askush nuk e mori situatën nën kontroll”, deklaroi ajo para gjykatës.

Mbrojtja këmbëngul se vdekja e Maradonës ishte pasojë e problemeve të shumta kronike shëndetësore, ndërsa prokuroria pretendon se trajtimi i ofruar në banesë nuk ishte në përputhje me gjendjen e tij dhe se neglizhenca e mundshme e stafit mjekësor mund të ketë ndikuar në mënyrë direkte në vdekjen e legjendës së futbollit botëror.

Shqyrtimi i çështjes do të vazhdojë në seancat e ardhshme.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së