Futboll Kombëtarja Sport

Silvinjo me lot në sy i jep lamtumirën kombëtares shqiptare: “Shpirti dhe zemra nuk mungojnë kurrë”

Braziliani Silvinjo i dha fund zyrtarisht aventurës së tij me Kombëtaren shqiptare, në një konferencë emocionale ku u prezantua edhe pasardhësi i tij, trajneri italian Rolando Maran.

Ish-trajneri kuqezi falënderoi Federatën, stafin teknik, lojtarët dhe tifozët për mbështetjen gjatë periudhës së tij në krye të Shqipërisë, duke theksuar se skuadra ka kaluar një rrugëtim shumë pozitiv gjatë tri viteve e gjysmë.

“Njerëzit që punojnë në këtë federatë i njoh mirë. Kemi ndarë momente të rëndësishme bashkë. Dua të falënderoj stafin teknik dhe të gjithë lojtarët që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi. Jemi rritur së bashku”, deklaroi Silvinjo.

Braziliani u ndal edhe te tifozët kuqezi, për të cilët tha se kanë qenë burim energjie dhe motivimi në çdo moment.

“Nga dita e parë kam thënë se shpirt, zemër dhe djersë nuk duhet të mungojnë kurrë në Kombëtare”, u shpreh ai mes emocionesh.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së