Botërori 2026 Futboll Sport

Dëmtimet tronditin kombëtaret favorite të Botërorit, shumë yje mund ta shohin nga tribunat

Kupa e Botës 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet më spektakolare në historinë e futbollit, por shumë kombëtare tashmë po përballen me një situatë alarmante vetëm pak javë para nisjes së turneut. Dëmtimet e shumta kanë filluar të godasin emrat më të mëdhenj të futbollit botëror, duke krijuar shqetësim te skuadrat favorite.

Argjentina është një nga kombëtaret më të prekura. Huan Foit ka pësuar këputje të tendinës së Akilit dhe rrezikon seriozisht mungesën në Botëror, ndërsa në dyshim mbetet edhe Kristian Romero pas problemeve në gju. Talenti i ri Hoakin Paniçeli ndërkohë e ka humbur përfundimisht turneun për shkak të një dëmtimi të rëndë në ligament.

Edhe Brazili po përballet me mungesa të rëndësishme. Rodrigo pritet të mbetet jashtë pas këputjes së ligamentit të kryqëzuar, ndërsa Estevao Uillian nuk do të jetë në dispozicion për shkak të një dëmtimi muskulor.

Pasiguri ka edhe te Kroacia për gjendjen fizike të Josko Gvardiol. Franca ndërkohë ka humbur Hugo Ekitike pas një dëmtimi të rëndë, ndërsa Bubakar Kamara vazhdon të vuajë nga problemet serioze në gju.

Gjermania po monitoron situatën e disa lojtarëve kyç. Mark-Andre ter Shtegen vijon të ketë probleme fizike, ndërsa Serzh Gnabri është konfirmuar si mungesë për turneun.

Japonia do të duhet të bëjë llogari pa Takumi Minamino dhe Kaoru Mitoma, edhe pse Uataru Endo ka arritur të rikuperohet në kohë. Te Meksika janë konfirmuar mungesat e Luis Angel Malagon dhe Marsel Ruiz, ndërsa Edson Alvarez mbetet në pikëpyetje.

Edhe Holanda rrezikon të humbasë dy emra të rëndësishëm si Matijs de Ligt dhe Çavi Simons. Në kampin spanjoll vazhdon shqetësimi për Mikel Merino, ndërsa Samu Omorodion mbetet jashtë pas një dëmtimi në ligament.

Shqetësime ka edhe te Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi Kameron Karter-Vikers dhe Xhoni Kardoso rrezikojnë mungesën, ndërsa gjendja fizike e Kristian Pulisic po ndiqet me kujdes.

Kur kanë mbetur edhe pak javë deri te nisja e Kupës së Botës 2026, dëmtimet po kthehen në një makth të vërtetë për shumë kombëtare, të cilat mund të hyjnë në turneun më të madh të futbollit pa disa prej yjeve të tyre kryesore.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së