Gjithçka është gati për finalen e madhe të Kupës së Kosovës në futboll, ku Ferizaj dhe Dukagjini do të përballen sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Pak para nisjes së sfidës, të dy klubet kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që fillon nga ora 20:00. Atmosfera pritet të jetë elektrizuese, pasi të dy skuadrat synojnë të shkruajnë histori dhe të fitojnë një nga trofetë më të rëndësishëm të futbollit kosovar.
Ferizaj vjen në këtë finale pas paraqitjeve të forta në fazat eliminatore dhe synon të kurorëzojë sezonin me trofe. Në anën tjetër, Dukagjini kërkon ta mbyllë aventurën në Kupë me triumf, duke i dhënë klubit një sukses të madh historik.
Trajnerët kanë vendosur të zbresin në fushë me formacionet më të mira të mundshme, ndërsa pritet një duel i fortë dhe me shumë emocione deri në minutën e fundit.
Formacionet zyrtare:
Ferizaj:
McKenzie-Lyle, Neziri, Iljazi, Gligorov, Sadiki, Kushtrim Shabani, Alban Shabani, Haxhimusa, Berisha, Richards, Oguns.
Dukagjini:
Lekaj, Basri, Pllana, Iseni, Xhemajli, Morina, Mërlaku, Berisha, Bardhoku, Iseni, Hugo.

