Futboll Sport

Xavi drejt Milanit? Kuqezinjtë kontaktojnë legjendën e Barcelonës

Milani ka nisur menjëherë lëvizjet për trajnerin e ri pas shkarkimit të Massimiliano Allegrit dhe gjithë stafit drejtues.

Sipas raportimeve nga Italia, drejtuesit kuqezi kanë kontaktuar dy emra të njohur spanjollë për stolin e Milanit: Andoni Iraola dhe Xavi Hernandez.

Iraola, i cili bëri sezon shumë pozitiv me Bournemouthin në Premier League, konsiderohet një nga kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e skuadrës italiane. Raportohet se kontaktet mes palëve tashmë kanë nisur dhe negociatat janë në zhvillim.

Në listën e Milanit ndodhet edhe Xavi Hernandez, ish-trajneri i Barcelonës, i cili është pa skuadër që nga largimi nga klubi katalanas në vitin 2024.

Pronari Gerry Cardinale dhe Zlatan Ibrahimovic po udhëheqin projektin e ri sportiv të Milanit, me synimin për të rikthyer klubin në majat e futbollit europian.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së