Aktualitet Lajme Lifestyle Shëndeti

Alarmohet Spanja! Konfirmohet një rast i ri me hantavirus, evakuohet nga anija turistike

Ministria e Shëndetësisë e Spanjës njoftoi sot se një shtetas spanjoll, i evakuuar nga anija turistike Hondius dhe i izoluar në një spital në Madrid, ka rezultuar pozitiv me hantavirus.

Ky shtetas është një nga 14 spanjollët që ndodheshin në bordin e MV Hondius dhe që prej 10 majit janë vendosur në karantinë në Spitalin Qendror të Mbrojtjes Gomez Ulla në Madrid.

Sipas autoriteteve, pacienti është identifikuar si kontakt i ngushtë përmes monitorimit epidemiologjik të nisur pas zbulimit të rastit të parë në anijen turistike.

Pas konfirmimit të infektimit, ai u transferua në Njësinë e Izolimit të Nivelit të Lartë të spitalit (UATAN), ku po mbahet nën mbikëqyrje të specializuar mjekësore dhe në përputhje me masat e biosigurisë të parashikuara për raste të tilla.

Me këtë rast të ri, numri i të infektuarve me hantavirus mes pasagjerëve spanjollë dhe anëtarëve të ekuipazhit të anijes është rritur në dy.

Ministria e Shëndetësisë theksoi se rasti është zbuluar brenda sistemit ekzistues të izolimit dhe kontrollit, duke siguruar se nuk ka ndryshim të nivelit të rrezikut për popullatën e përgjithshme dhe as të masave epidemiologjike aktualisht na zbatim.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur