Futboll Sport

“Italianët më të disiplinuar”, Duka flet për trajnerin e ri kuqezi/ Na bindi eksperienca e tij

“Objektivi Europiani 2028”, Armand Duka flet për trajnerin e ri të Shqipërisë: Na bindi eksperienca e tij

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ishte i ftuar në emisionin “Ndryshe”, ku foli për Kombëtaren shqiptare, objektivat e ardhshme dhe trajnerin e ri të kuqezinjve.

Duka u shpreh i kënaqur me atmosferën dhe ecurinë e futbollit shqiptar, ndërsa theksoi se objektivi kryesor i Kombëtares mbetet kualifikimi në Europianin 2028.

“Objektivat ia kam bërë të qarta që ditën e parë trajnerit. Sot, në kushtet ku jemi, duhet të synojmë vendin e parë, ngjitjen në Grupin B dhe kualifikimin në Kampionatin Europian 2028”, deklaroi kreu i FSHF-së.

Ai tregoi edhe detaje rreth përzgjedhjes së trajnerit të ri, duke theksuar se federata kishte analizuar disa kandidatë përpara se të merrte vendimin final.

“Në momentin që kërkon ndryshim, vijnë shumë propozime. Ne bëmë një listë të shkurtër dhe zhvilluam takime me kandidatët. Trajneri që emëruam na bindi me eksperiencën e tij”, tha Duka.

Presidenti i FSHF-së e krahasoi profilin e trajnerit të ri me atë të ish-trajnerit Gianni De Biasi, duke theksuar se bëhet fjalë për një trajner që e ka ndërtuar karrierën nga nivelet më të ulëta.

“Është nga ata trajnerë që janë ngritur gradualisht, si De Biasi. Ka filluar nga poshtë dhe ka bërë karrierë me punë”, u shpreh ai.

Duke komentuar karakterin e trajnerit të ri, Duka tha se trajnerët italianë njihen për disiplinën dhe autoritetin e tyre, madje sipas tij, në disa raste edhe më shumë se trajnerët gjermanë.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së