Aktualitet Lajme Lifestyle

Mori pagë për 4 vite pa u paraqitur në detyrë, ngrihet aktakuzë për zyrtarin e Spitalit të Gjakovës

Është ngritur së fundmi nga Prokuroria Themelore e Prishtinës një aktakuzë ndaj një zyrtari të Spitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, i cili dyshohet për shpërdorim detyre.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat vendase të cilat raportojnë se referuar njoftimit të Prokurorisë bëhet me dije se i pandehuri me inicialet Z.M., në postin e Drejtorit të Departamentit të Administratës dhe Shërbimeve Ndihmëse në spital, raportohet se nga janari i vitit 2019 deri në fund të vitit 2023 nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare me qëllim të përfitimit e parave për një tjetër nëpunës.

Më konkretisht bëhet fjalë për shtetasin me iniciale Z.M., edhe pse ishte njoftuar paraprakisht për mungesat në punë të nëpunësit me inicialet Xh.Z., nuk kishte nisur procedurë disiplinore ndaj tij, në kundërshtim me Ligjin për Zyrtarët Publikë.

Për rrjedhojë, nëpunësit me iniciale Xh.Z., i cili thuhet se mban pozicionin e operatorit në statistikë në spital, i është mundësuar një pagë bruto me vlerë prej 21 mijë e 473 euro e 42 centë, ndërkohë që ai nuk është paraqitur në vendin e punës gjatë periudhës 2019-2023.

Nga rasti në fjalë mësohet se i është shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm ekonomik prej më shumë se 20 mijë eurosh.

Prokurori i çështjes thuhet se i ka propozuar gjykatës që Z.M. të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, si dhe t’’ bëhet me dije dënimi plotësues për ndalimin e ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose shërbimin publik.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur