Futboll Sport

Londra ia “rrëmben” Parisit ceremoninë e “Topit të Artë” pas 70 vitesh

Ceremonia prestigjioze e “Topit të Artë” nuk do të mbahet këtë vit në Paris, siç ka ndodhur tradicionalisht prej vitesh. Organizatorët, UEFA dhe France Football, kanë vendosur që edicioni i sivjetmë të zhvillohet në London më 26 tetor.

Ndryshimi i lokacionit lidhet me 70-vjetorin e çmimit më prestigjioz individual në futboll. Organizatorët kanë zgjedhur Londrën edhe për shkak të simbolikës historike, pasi fituesi i parë i “Topit të Artë” ishte legjenda angleze Stanley Matthews.

Në qendër të vëmendjes për këtë edicion pritet të jetë edhe Harry Kane, i cili zhvilloi një sezon të jashtëzakonshëm me Bayern Munich, duke realizuar 61 gola në 51 ndeshje në të gjitha garat.

Po ashtu, Arsenal rikthehet fuqishëm në skenën europiane, pasi fitoi titullin e parë në Premier League pas 22 vitesh dhe do të luajë në finalen e UEFA Champions League kundër Paris Saint-Germain.

Fituesi i vitit të kaluar ishte Ousmane Dembele, i cili ndihmoi PSG-në të triumfojë për herë të parë në Champions League.

Në kategorinë e futbollisteve, dominimin vazhdon ta mbajë Aitana Bonmati e Barcelona Femení, që e ka fituar “Topin e Artë” në tri edicionet e fundit.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së