Futboll Përfaqësuesja e Kosovës Sport

KOSOVA KËRKON FITORE NDAJ KROACISË PËR HAPIN HISTORIK

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll për vajza është pranë një tjetër arritjeje historike.

Dardanet do të përballen të premten me Kroacinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në një ndeshje shumë të rëndësishme për ecurinë e tyre në Ligën e Kombeve.

Kosova vjen në këtë sfidë pas katër fitoreve radhazi, përfshirë triumfin 1 me 0 ndaj Kroacisë në transfertë, si dhe fitoret ndaj Gjibraltarit dhe Bullgarisë.

Me 12 pikë të grumbulluara, Kosova kryeson Grupin C2, ndërsa Kroacia renditet e dyta me nëntë pikë.

Një fitore ndaj kroateve do t’i afronte edhe më shumë futbollistet kosovare me avancimin në Ligën B, ndërsa do t’i mbante gjallë edhe shpresat për pjesëmarrje në plejofin kualifikues për Botërorin 2027 që do të mbahet në Brazil.

Përzgjedhësi Sami Sermaxhaj dhe futbollistet kanë kërkuar mbështetjen e tifozëve për këtë sfidë të rëndësishme, duke vlerësuar se përkrahja nga tribunat mund të jetë një shtysë shtesë drejt realizimit të objektivit.

Ndeshja Kosovë – Kroaci luhet të premten nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së