Per shumicen e tifozeve te futbollit, te shohesh cdo ndeshje te Kupes se Botes eshte nje enderr. Per Kevin Kotokon dhe Austin Franklin, kjo enderr eshte kthyer ne realitet, madje edhe ne nje pune qe u sjell 50 mije dollare.
Dy te rinjte jane perzgjedhur nga televizioni amerikan Fox mes mijera aplikanteve per te ndjekur te gjitha 104 ndeshjet e Kampionatit Boteror 2026 nga nje kub i vecante i vendosur ne zemren e Times Square ne New York.
Per gjashte jave me radhe, ata do te jetojne nen syte e qindra kalimtareve dhe kamerave, duke ndare me publikun cdo emocion te turneut me te madh futbollistik ne bote.
Kotoko, tifoz i Liverpoolit dhe me origjine nga Gana, tregon se nuk hezitoi aspak kur mori lajmin se ishte perzgjedhur. Ai madje la punen si kamerier vetem nje dite pasi u njoftua per fitoren e konkursit.
Se bashku me te eshte Austin Franklin, influencer nga Filadelfia, i cili e pershkruan eksperiencen si nje version real te serialit te njohur “The Truman Show”.
Pervec shikimit te ndeshjeve, detyra e tyre eshte te krijojne permbajtje per rrjetet sociale, te regjistrojne reagimet gjate ndeshjeve dhe te komunikojne me tifozet qe ndalojne cdo dite prane kubit ne Times Square.
Prania e tyre ka terhequr vemendjen e mijera njerezve, te cilet ndalen per fotografi, biseda dhe pyetje nga me te ndryshmet. Nje nga pyetjet me te zakonshme mbetet: “Ku shkoni ne tualet?”, ndersa organizatoret kane siguruar akomodimin e tyre ne nje hotel prane zones ku ndodhet kubi.
Atmosfera me e vecante u perjetua gjate ndeshjes hapese mes Meksikes dhe Afrikes se Jugut, kur Times Square u mbush me tifoze dhe festime. Franklin kujton me emocion nje grua me origjine meksikane, e cila i tregoi historine e saj personale lidhur me kujtimet e ndeshjeve qe ndiqte dikur me babain e ndjere.
Pavaresisht entuziazmit, sfida me e madhe per dy te rinjte mbetet maratona e 104 ndeshjeve ne vetem 39 dite. Megjithate, ata nuk ankohen.
“Jam ulur ne nje divan dhe po shoh futboll gjithe diten. Eshte fantastike”, thote Franklin, ndersa Kotoko e konsideron kete si “punen perfekte” per cdo tifoz futbolli.

