Aktualitet Lajme Lifestyle Show Biz

“Troket” festa në familjen e Shkurte Fejzës, ikona e “Mora Fjalë” marton të voglën e shtëpisë

Një festë e madhe ka trokitur në familjen e bilbilit të këngës popullore shqiptare njëherazi ikona e këngës “Mora fjalë” Shkurte Fejza.

Vajza e vogël e familjes, Agnesa i ka dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e saj me partnerin Laurat Shatrin.

Një dasmë si në përralla, Agnesa e veshur me fustanin e bardhë e cila e bëri të dukej tamam si një zanë, teksa krah për krah me babain e asaj u drejtua për në altar, ku i tha përgjithmonë “PO” Lauratit.

Këngëtarja Shkurte Fejza e pushtuar nga emocionet për këtë ditë të veçantë kur ajo përcolli vajzën e saj  për te burri, është shprehur e lumtur për dashurinë e çiftit.

“Është edhe gëzim edhe emocion. Është e vogla e shtëpisë dhe kjo sikur e ka pasur dashurinë tonë më shumë”, u shpreh Shkurtja në një prononcim të dhënë për Prive.

Po ashtu dhe babai i nuses, Hajrushi me zërin duke iu dridhur nga emocionet zbuloi këshillën e që i ka dhënë të bijës për rrugëtimin e saj të ri në jetë.

“Ndërtoje jetën me dashuri, durim dhe respekt, sepse aty është lumturia” i është shprehur Hajrushi Agnesës

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur