Botërori 2026 Futboll Sport

Dhjetëra mijëra njerëz vënë bast për lotët e Ronaldos pas het-trikut të Messit

Tregolëshi i Lionel Messit në fitoren 3-0 të Argjentinës ndaj Algjerisë në Kupën e Botës 2026 ka rikthyer në qendër të vëmendjes debatin e përhershëm për lojtarin më të madh të të gjitha kohërave mes argjentinasit dhe Cristiano Ronaldos.

Messi ishte protagonisti absolut i sfidës së zhvilluar në orët e para të së mërkurës, duke udhëhequr kampionët e botës drejt një fitoreje bindëse dhe duke shtuar edhe më shumë entuziazmin te tifozët e tij.

Ndërkohë, vëmendja është zhvendosur te Cristiano Ronaldo, i cili pritet të zbresë në fushë me Portugalinë në kërkim të një përgjigjeje të fortë sportive.

Sipas raportimeve të RMC Sport, në platformën e basteve Polymarket është shënuar një interesim i pazakontë lidhur me fatin e portugezit në këtë Botëror.

Media franceze raporton se rreth 86 mijë persona kanë vendosur baste duke parashikuar se Ronaldo do të derdhë lot gjatë këtij turneu.

Kjo lidhet me kujtimet e Kupës së Botës 2022, kur legjenda portugeze u pa duke qarë pas eliminimit të Portugalisë nga kompeticioni.

Me Messin që po vazhdon të shkëlqejë në skenën më të madhe të futbollit, rivaliteti mes dy ikonave të futbollit botëror vazhdon të mbetet një nga temat më të diskutuara nga tifozët anembanë globit.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së