Messi shpërthen në lot pas golit, arsyeja lidhet me gjendjen e babait të tij
Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, ka prekur tifozët në mbarë botën pasi u pa i përlotur pas golit të tij të parë në Kupën e Botës 2026.
Sipas mediave ndërkombëtare, emocionet e forta të yllit argjentinas lidhen me shqetësimet për gjendjen shëndetësore të babait të tij, Jorge Messi, i cili thuhet se po kalon një periudhë të vështirë dhe ka pasur përkeqësime të fundit shëndetësore.
Momenti ndodhi pas fitores 3-0 të Argjentinës ndaj Algjerisë në stadiumin Arrowhead Stadium, ku Messi ishte një nga protagonistët kryesorë të ndeshjes.
Pas takimit, 38-vjeçari pranoi se lotët nuk kishin lidhje me futbollin apo rezultatin.
“Është diçka krejtësisht jashtë sportit. Kanë qenë disa ditë të vështira dhe të komplikuara”, deklaroi Messi.
Familja Messi ka zgjedhur të ruajë privatësinë lidhur me detajet e gjendjes së Jorge Messit, ndërsa tifozë dhe figura të shumta të futbollit kanë shprehur mbështetjen e tyre për ikonën argjentinase në këtë moment të vështirë personal.

