Lajme

Kosovare Murseli falënderon qytetarët pas zgjedhjeve: 15,179 vota, një përgjegjësi që nuk matet me mandate

Kosovare Murseli falënderon qytetarët pas zgjedhjeve: 15,179 vota, një përgjegjësi që nuk matet me mandate

Kosovare Murseli, ish deputete e Kuvendit të Kosovës, ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë gjatë zgjedhjeve të fundit, ku ka arritur të sigurojë 15,179 vota, po aq sa në ciklin e kaluar. Megjithëse ky rezultat nuk i ka dhënë një mandat për shkak të rënies së përgjithshme të subjektit të saj politik, Murseli thekson se secili votë përfaqëson një përgjegjësi dhe besim të jashtëzakonshëm.

Në një mesazh të drejtuar qytetarëve, ajo ka falënderuar veçanërisht familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e UÇK-së, duke theksuar se ata mbeten motivi i saj për angazhim të vazhdueshëm në shërbim të interesit qytetar.

Kosovare Murseli ka shprehur gjithashtu mirënjohje për mërgatën kosovare për kontributin dhe përkushtimin e tyre ndaj vendit, duke premtuar se besimin e dhënë do ta shpërblejë me punë dhe angazhim për të gjithë qytetarët, pa marrë parasysh pozicionin politik.

“Besimin që ma dhatë do ta respektoj gjithmonë, duke qenë pranë qytetarëve, duke folur drejt dhe duke punuar për të mirën e vendit, kudo që të jem”, shkruan Murseli,
TV Mërgata.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur